haxha

Paragraph. Nga fundi i shekullit XVIII kimistet filluan ti ndajne substancat e thjeshta ne elemente dhe ne perberje kimike ( substanca te perbera)
Janë bërë shumë përpjekje për te arritur deri ne klasifikimin e elementeve ne një sistem periodik.
Fillimet e tyre i perkasin vitit 1817 kur kimisti gjerman Dobereiner,tregoi se masa e Stronciumit ne një perberje kimike gjendet midis masave te dy elementeve te ngjashen,Kalciumit dhe Bariumit ( metale alkalinotokesore) e ne perberje kimike te ngjashme.
Vite me vonë u bene te njohura dhe treshe te tjera elementesh te ngjashem....Triada. ..p.sh triada e halogjeneveku renditeshin klori,bromi e jodi.
triada e metaleve alkaline,ku renditeshon Litiumi,natriumi e kaliumi.
Kimiste te tjerë kanë treguar se elementet mund te grupoheshin ne bashkesi më me shumë elemente te ngjashem. Kështu magnezi iu shtua alkalinotokesoreve, fluori iu shtua halogjeneve etj.
Po kështu oksigjeni,squfuri,arseniku,antimoni e bismuthi qe nga 1854 bëjnë pjesë ne një familje.
Rreth 1862 kimisti francez Shankurtua,i vendosi elementet sipas rritjes se mases atomike
Pohimi se vetite e elementeve janë ne varësi periodike te mases atomike të tyre perben ligjin periodik.
Kimisti Anglez Nju lends me 1863 propozoi një sistem klasivikimi te elementeve sipas rritjes se mases atomike.
Elementet ishin ndare ne shttate grupe me shtatë elemente secili. Ai e quajti këtë klasifik Ligj i Oktatave.

Idet e mëvonshme e me një rëndësi kolosale dalin ne pah ne 1869 nga rusi Dimitri Mendelejev.
Ai kreu një studim te thelluar midis mases se elementeve dhe vetive të tyre fizike e kimike
Ai propozoi një tabele te perbere nga 17 shtylla e me pas një tabele me 8 shtylla e cila u perdor për shumë kohe e me vonë u zevendesua me tabelen me perioda te gjata, te cilem e perdorim dhe sot.
Grupin VIIIA ,gazet e plogeta, qe nuk njiheshin ne kohën e Mendelejevit,e shtuan anglezet Relej dhe Ramsej me 1894 pasi zbuluan heliumin, neonin dhe argonin.

Pas zbulimit te elektonit nga fizikanti Tomson dhe propozimit te teorise berthamore te ndërtimit te atomit nga Ratherford,fizikanti anglez Van Den Brok,vuri re se ngarkesa e berthames qe e njohim si numri atomik përputhet me numrin e elementit ne sistemin periodk.
Fizikanti anglez Mozli percaktoj vlerat e sakta te numrit atomik te elemeteve nëpërmjet studimit te spekterave të tyre rentgen X
Me 1922 Bori bëri një interpretim te tabeles sipas strukturës elektronike te atomit dhe propozoi tabelen me perioda te gjata, qe përdoret e sot.


__________________Elememtet kimi jane te vendosaura ne tabel qe quhet SISTEMI PERIODIK I ELEMENTEVE.Ne kete tabel elemnetet jane te shenuara me simbole kimike dhe jane te radhitura ne baze te numrit atomik prej me te voglit nga me i madhi.Sistemi periodik eshte kryesore per cdo kimist.Ne sistemin periodik mund te caktohen vetit kryesore dhe strukturat e atomit te elektronit.Klasifikimi i pare i elementeve rjedh qe nga shek 19 kur njiheshin 63 elemente.Keto ishin te ndara ne dy grupe:Metale dhe joMetale.Ky klasifikim kishte nje dobesi sepse kishte dallime te medha ne vetit e meetaleve te caktuara por edhe midis jometaleve.Prandaj kishte nevoj per nje klasifikim te ri te elementeve.Ne vitin 1869 MENDELEJEVI i radhiti elemntet sipas ritjes se mases atomike dhe cdo elementi i dha nga nje numer qe e quajti-NUMER RENDOR.
Pas radhitjes se 63 elementeve Mendelejevi verejti se vetit e elementeve persieriteshin ne menyr periodike, kete ligjshmeri qe paraqet nje ligj natyror Mendelejevi e quajti Ligj periodik dhe e formuloi ne kete menyr :
Vetit E Elementeve Kimike Jan Ne Varesi Periodike Me Masat Atomike Te Tyre.
Me 1913 MOZLI se numrat rendor te elementeve ne sistemin periodik ishin te njejt me numrat Atomik (Z)qe paraqesin nr e protoneve ne berthamen e atomit.Sot duke u bazuar me zbulimin e Mozlit ligji periodik formulohet keshtu:
Vetit E Elementeve Kimike Jane Ne Varesi Periodike Me nr atomik te tyre.






Picture